Arrestohet gjilanasi për posedim të narkotikëve
Gjilan – Në rrugën “Isa Kastrati” në Gjilan është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar pasi që gjatë kontrollit në shtëpinë e tij janë gjetur dhe konfiskuar 14 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë.
Gjatë intervistimit i njëjti ka pranuar se në një shtëpi të pabanuar në Novo Berd ka fshehur edhe 14 paketime me substancë të dyshuar narkotike të llojit Marihuanë të cilat po ashtu jenë konfiskuar me ç‘rast sasi e përgjithshme e narkotikëve është rreth 316.1 gram.
I dyshuari është arrestuar i cili me urdhër të prokurorit dërgohet në mbajtje njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


