Fundamenti

Ra ylli (Mikut tim, Rifat Kukaj)

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Nga Avdush Canaj

ARKATANA

Te këmbët e detit
ra ylli,
sytë mbylli.
U shua.
Ç`po thua?!
Ylli i poezisë…
i mrekullisë.
Fiku në vaj tha:
Ndoshta po bënë shaka!
Nuk e besoj,
duhet të jetë lojë!
U tmerruan valët,
delfinët,
koralet…
një det i tërë!
Diellit i pikuan
lotët në rërë!
Foli pylli
atë mëngjes,
aty, ngat:
S`vdes xhaxhi Rifat!
Kurrë s`vdes!
Mes vargjesh
është ylli.