Jam i lindur për pushtet
Uniforma m’ rrinë pedant – N’ luftë do t’ jam unë Komandant ! Mbi korpusin federal – Dua t’ jam unë Gjeneral !
Jam i lindur për pushtet –
Dua t’ jam unë Deputet !
Jam i lindur qytetar –
Dua t’ jam unë Kryetar !
Jam i lindur projektor –
Dua t’ jam unë Rektor !
Jam i lindur n’ korridor –
Dua t’ jam Ambasador !
Jam i lindur korruptor –
Dua t’ jam Kryeprokuror !
Dua t’ jam n’ pozitë pushtuese –
Kryetar i Gjykatës Kushtetuese !
Jam i rritur n’ bukë me misër –
Dua t’ bëhem unë Ministër !
S’ dua t’ rroj gjithmonë kapistër –
Dua t’ jam Kryeministër !
Jam i lindur irredent –
Dua t’ jam unë President !
Për pozita jam rebel –
Dua t’ marr çmimin Nobel !
Gjilan, më 10.09.2016.

