Eko Higjiena

Hoxhaj: Veç Serbia vazhdon ta kundërshtojë identitetin shtetëror të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, insiston se Kosova ka një identitet të saj dhe është ai politik e shtetëror. Ky fakt, tha kryediplomati, kundërshtohet fort nga Serbia.

“Natyrisht që ka një identitet politik të Kosovës shtetëror dhe natyrisht nëse ka një kundërshtar të identitetit politik shtetëror të Kosovës është Serbia. Ne nga Kosova kemi tri ekipe kombëtare të futbollit. Luajmë për ekipin tonë të kohëve të fundit, luajmë për Shqipërinë, por luajmë edhe për Zvicrën”, u shpreh Hoxhaj.

Ndryshe nga deklarata e mëparshme kur foli kundër qëndrimeve të Edi Ramë se në Beograd në lidhje me Kosovën, nga Tirana Hoxhaj flet për një faktor politik shqiptar në Ballkan. Sa i takon deklaratave të tij, Hoxhaj tha se keqinterpretuar.

“Keni dëgjuar shumë interpretime kohëve të fundit, që kanë ardhur në forma të ndryshme dhe nga aktorë të ndryshëm. Por ajo çfarë mund të them është se në vitin 2016 ka një faktor shqiptar në Ballkan. Kjo është falë vullnetit dhe rritjes që ka ndodhur tek shqiptarët, tek shtetit dhe që nuk duhet të ndalet në mënyrë që një ditë të jemi pjesë e familjes së madhe evropiane”, ka thënë Hoxhaj.

FIDANISHTJA

Deklaratat e ministrit të Jashtëm të Kosovës u bënë gjatë promovimit në Tiranë të librit “Ngritja e një Shteti”, ku shoqërohej dhe nga homologu shqiptar, Ditmir Bushati.

“Për mua është e natyrshme që librat e autorëve nga Kosova të dalin në dritë në Tiranë. Libri im ka lindur nga rrethanat e vështira ku ka lindur edhe shteti i Kosovës”, tha Hoxhaj.

“Libri është një eksperiencë më vete sepse edhe eksperienca e ministrit të Jashtëm të Kosovës në kapacitetet e tij të shumëfishta është unike. Nuk mund të mos ta them që personalisht kur e kam marrë librin nga Enveri, gjëja e parë që pashë ishte kapitulli për Shqipërinë”, theksoi kryediplomati shqiptar, Ditmir Bushati.

Më herët pati edhe një takim mes dy ministrave.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.