United Hospital

Pozitë e opozitë afër gjetjes së një zgjidhje për demarkacionin

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Partitë e pozitës dhe opozitës kanë zhvilluar një takim në njërin nga hotelet e Prishtinës, për të arritur një konsensus për demarkacionin me Malin e Zi.

Ideja e këtij takimi, që është zhvilluar edhe më herët por pa pranin e VV-së, është që të arrihet një konsensus në mes partive politike në vend që të gjendet një zgjidhje e pranueshme për të gjitha palët për demarkacionin.

Një zyrtar brenda takimit i ka thënë për Indeksonline se në ditët në vazhdim do të dilet me një deklaratë të përbashkët për harmonizimin e qëndrimeve pozitë-opozitë.

Mobi Casa

“Në takim kanë qenë të gjitha partitë politike në vend, që janë të përfaqësuara në Kuvend, përfshi këtu edhe Vetëvendosjen. Në takim është diskutuar për gjetjen e një zgjidhje të pranueshme për të gjitha palët. Nga përfaqësuesit e partive politike do të harmonizohen qëndrimet dhe ditët në vazhdim do të dilet me një deklaratë të nënshkruar nga të gjithë liderët e partive, PDK, LDK, VV, AAK, NISMA”, ka thënë ky zyrtar për Indeksonline.

Ndryshe ky është takimi i pestë me radhë që është zhvilluar që është duke provuar të gjendet një zgjidhje për tejkalimin e problemit të demarkacionit./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.