Lajm i mirë për Xherdan Shaqirin
Xherdan Shaqiri ka lënë prapa lëndimin dhe është rikthyer në skuadrën e Stoke City.
Stoke City pret të shtunën Bournemouthin, ndeshje kjo e vlefshme për xhiron e 12’të në Premierligë. Për këtë ndeshje, është gati edhe anësori shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili mungon për disa javë. Lajmi është konfirmuar nga trajneri i Stoke City.
“Xherdan Shaqiri është mirë dhe i gatshëm për lojë”, ka thënë Mark Hughes. /Express/


