Anamorava vikendin e pret me reduktime të mëdha të energjisë
Gjilan – Sipas KEDS-it në ditët në vijim do të ketë shkyçje të energjisë elektrike në Gjilan, Viti e Kllokot.
Më 21.11.2016 në NS 35/10 kV Gjilan 2 do të shkyçet: Dalja 10 kV Dalja e KFOR-it (60061009) prej orës 08:00 deri në ora 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Xhamia e Medresesë, Konvikti, KFOR-i, Ambulanca e Dardanisë dhe Xhaxhi. Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljes 10kV.
Më 21.11.2016 në NS 35/10 kV Kllokot do të shkyçet: LP 10 kV Tërpeza 61065012 prej orës 12:00 deri në ora 16:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Zhiti, Tërpezë, Çifllak, Devajë, Kravaricë, Ballancë dhe një nënstacion privat. Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljes 10kV.
Më 21.11.2016 në NS 110/35/10 kV Viti do të shkyçet: Dalja 10 kV Germova (61067003) prej orës 08:00 deri në ora 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin fshatrat: Kabash (Lagjja Kajolli), Drobesh, Germovë, Sadovinë e Jerlive, Gushicë dhe Vërban. Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljes 10kV.
Më 21.11.2016 në NS 110/10 kV Gjilan 5 do të shkyçet: Dalja 10 kV J18 Spitali ( 63000018) prej orës 08:00 deri në ora 12:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Pjesa pas Spitalit dhe Kodra e dëshmorëve.Arsyeja e shkyçjes: revizion i daljes 10kV.
Më 19.11.2016 në NS 110/35/10 kV Viti do të shkyçet: Dalja 10 kV Begunca (61067010) prej orës 10:00 deri në ora 15:30. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Begunca, Lubishta, Letnica, Shasharja dhe Vërnakolla. Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i transformatorit dhe ormanit 0.4kV, në ts-069.
Më 20.11.2016 në NS 110/35/10kV Vitia do të ketë shkyçje totale prej orës 07:00 deri në ora 09:30.
Pa energji elektrike gjatë realizimit të punimeve mbesin: Vitia, Smira, Goshica, Vërbani, Sodovina e Jerlive, Gërmova, Kabashi, Binqa, Tërbeshi, Debulldehi, Letnica, Buzoviku, Vërbovci, Podgorci, Gërnqari, Stublla, Godeni, Vernakolla, Shushtë, Shosharë, Ramnishtë, Beguncë, Lubishtë, Kllokot, Radivojcë, Skifteraj, Budriga, Remniku, Tërpezë, Devaja, Qifllaku, Mogillë, Kravaricë, Pozhorani, Fshati i ri, Ramjani, Sllatina,Tëresteniku, Sodovina e Muhagjerëve, Vineksi.
Arsyeja e shkyçjes: montimi i ndarësit seksional 110 kV në fushën E00 (Q1,-Q15,-Q16), punime nga KOSTT-i.
Më 21.11.2016 në NS 110/35/10 kV Vitia do të shkyçet: Dalja 10 kV Smira(61067006) prej orës 11:00 deri në ora 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Dërbeshi, Smira, një pjesë e Kabashit. Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i ndërprerësit të ri.
Më 22.11.2016 në NS 110/35/10 kV Vitia do të shkyçet: Dalja 10 kV Begunca, (61067010) prej orës 11:00 deri në ora 15:00. Gjatë kohës sa do të zgjasin punimet pa furnizim me energji elektrike do të mbesin: Begunca, Lubishta, Shosharë, Letnicë, Vernakollë, Lagjja Arifaj. Arsyeja e shkyçjes: ndërrimi i ndërprerësit të ri./rajonipress/


