Eko Higjiena

Drejtësia e kapitulluar

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë ngritur shqetësimin e tyre për nivelin e përfaqësimit të drejtësisë së përgjithshme në vendin tonë, ngase, sipas tyre, bilanci ndërmjet Prokurorisë së Kosovës, e asaj të misionit të EULEX-it, por edhe i gjykatave vendore e të huaja në hetimet, ndjekjet penale dhe dënimet e politikanëve të nivelit të lartë të involvuar në afera korruptive, është i barabartë me zero. Andaj, është shtruar edhe pyetja se përse prokuroria e as gjykatat në fjalë nuk po mund të kenë asnjëherë dhe assesi bilanc pozitiv në çështjet e sipërpërmendura, përveç një dështimi permanent.

Dukuritë negative nuk po luftohen.

Analistët dhe njohësit e fushës së drejtësisë kanë ngritur shqetësimin e tyre për nivelin e përfaqësimit të drejtësisë së përgjithshme në vendin tonë, ngase, sipas tyre, bilanci ndërmjet Prokurorisë së Kosovës, e asaj të misionit të EULEX-it, por edhe i gjykatave vendore e të huaja në hetimet, ndjekjet penale dhe dënimet e politikanëve të nivelit të lartë të involvuar në afera korruptive, është i barabartë me zero. Andaj, është shtruar edhe pyetja se përse prokuroria e as gjykatat në fjalë nuk po mund të kenë asnjëherë dhe assesi bilanc pozitiv në çështjet e sipërpërmendura, përveç një dështimi permanent, shkruan gazeta Kosova Sot.

Fundamenti

Analisti Florim Zeqa, në një prononcim për gazetën “Kosova Sot”, ka thënë se mungesa e dënimeve e të ashtuquajturve “peshq të mëdhenj”, apo të dyshuarve për korrupsion dhe krim të organizuar të nivelit të lartë nga drejtësia vendore dhe ndërkombëtare, i ka bërë, siç tha, gjykatat, prokuroritë, hetuesinë, policinë vendore dhe ndërkombëtare (EULEX-in) të pasuksesshme, apo thënë më ndryshe të dështuara dhe pa asnjë bilanc pozitiv sa i përket luftimit të krimit të organizuar dhe korrupsionit endemik në vendin tonë.”Spektaklet e kohëpaskohshme televizive të Policisë së EULEX-it, të kopjuara edhe nga Policia e Kosovës, s’janë gjë tjetër veçse maskarada mashtruese për mbulimin e dështimeve në kryerjen e misionit të tyre, për çka janë të thirrura dhe të përcaktuara me Kushtetutën e vendit”, ka vijuar më tej ai.

Dështimi i rëndë institucional

Sipas Zeqës, dështimi permanent i institucioneve të sipërpërmendura në arritjen e rezultateve të dëshiruara dhe të pritshme nga opinioni i gjerë, në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, është rrjedhojë e lidhjeve të ngushta me bartësit e institucioneve të larta shtetërore, njëherësh siç tha, edhe të supozuarit kryesor në përfshirjen e aferave korruptive dhe kriminale në vend. “Andaj, kjo ka ndikuar në rënien drastike të besimit të qytetarëve tek EULEX-i, po ashtu edhe në Gjykata, Prokurori e Policinë e Kosovës. S’ka si të jetë ndryshe, kur përmes spektakleve televizive arrestohet një ‘peshk i madh’, derisa i njëjti pas pak ditësh apo javësh lirohet në ‘heshtje’ nga të njëjtat organe”, theksoi ai. “Viteve të fundit, paradoksalisht është bërë traditë nga Ministria e Punëve të Brendshme të gradohen oficerë të lartë dhe policë, që në një mënyrë apo tjetër kanë mbrojtur krimin e organizuar dhe korrupsionin në vend, ndërsa në anën tjetër ata që janë munduar me tërë qenien e tyre fizike t’i luftojnë dukuritë negative në vend, anashkalohen dhe heshtën nga eprorët e tyre, kryeministria dhe presidenca, për t’i “dekoruar” për së vdekuri viktimat e tyre, duke i shpallur heronj dhe martirë të shtetit të Kosovës!”, është shprehur Zeqa./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.