Ymeri: Ta kuptojmë rëndësinë e bashkëjetesës
Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje Visar Ymeri ka qëndruar në Bashkësinë Islame për urime me rastin e festës së Kurban Bajramit.
Ai ka uruar kreun e BIK-ut dhe të gjithë besimtarët e fesë Islame./ZËRI
Deklarata e plotë e Ymerit:
Urime të gjithë besimtarëve, Kjo ditë është e rëndësishme me përgjegjësi karshi të mirës për të gjithë. Kjo ditë reflekton për ne dhe për shoqërinë për paqe dhe prosperitet. Është e domosdoshme ta kuptojmë rendësin e bashkëjetesës së barabartë ku ndihmohet çdo njëri.


