United Hospital

Drecun: Brukseli reagoi fuqishëm ndaj Prishtinës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën, Milovan Drecun ka deklaruar se Prishtina më vonë, për arsye politike, u përpoq për të ndryshuar marrëveshjen e arritur në telekomunikacion, por Brukseli e ka bërë të qartë dhe ka reaguar fuqishëm ndaj Prishtinës lidhur me atë se “ujditë për të cilat është rënë dakord nuk mund të ndryshohen”.

Drecun ka thënë për RTS se është mirë që Brukselit i është dashur ta konfirmojë qëndrimin se marrëveshja për telekomunikacion nuk mund të ndryshohet, dhe se Beogradi pret që edhe në çështje të tjera, sidomos kur është fjala për të Asociacionin e Komunave Serbe në Bruksel të ketë një qëndrim të tillë, përcjellë Klan Kosova.

Sipas tij, pala e Prishtinës nuk do ta paraqes marrëveshjen për telekomunikacionin si thelbësore për cilësinë e jetës për të gjithë në Kosovë, por kjo paraqitet si një çështje politike.

FIDANISHTJA

Drecun ka potencuar më tutje se “Prishtina po do që të sfidojë edhe çështjen e aseteve të Telekomit dhe marrjen e kodit telefonik.

Ai theksoi se Prishtina nuk ka marrë kodin telefonik dhe sipas tij janë “gabim ata që duan ta paraqesin marrëveshjen për telekomunikacionin si një hap drejt njohjes së pavarësisë së Kosovës”, transmeton Klan Kosova.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.