5 rekordet e Lorik Canës
Lorik Cana është tërhequr përfundimisht nga kombëtarja shqiptare.
Si askush tjetër më parë, legjenda me numrin “5”, do të lërë pas një sërë rekordesh që vështirë se mund të thyhen lehtë.
Ja rekordet e Canës me kombëtaren dhe skuadrat ku ka luajtur:
Lojtari me më shumë ndeshje me kombëtaren shqiptare, përkatësisht 93
Lojtari i parë shqiptar në Premier Ligë
Lojtari i parë i huaj në Premier Ligë që merr shiritin e kapitenit që nga sezoni i parë
Lojtari i parë i huaj që shënon gol në “Türk Telekom Arena”
Lojtari me më shumë kartonë të verdhë në historinë e Olimpikut të Marsejës, përkatësisht 54.


