ARKATANA

Kosova shkëlqeu ndaj Finlandës, por dëgjojeni Xhemailin

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Blerim Xhemajli u ka dalë në mbrojtje futbollistëve që kanë vendosur të mbeten në ekipin e Zvicrës.

Kosova bëri paraqitje të mirë në debutimin në kualifikime për Kampionatin botëror 2018 duke barazuar në udhëtim te Finlanda me rezultat 1:1.

Por, Zvicra me Granit Xhakën e Valon Behramin – nga Kosova – në formacionin bazë, mposhti Portugalinë 2:0 në ndeshjen e saj në Grupin B.

Uji Dea

Ndërsa, Blerim Xhemaili në një formë u ka dalë në mbrojtje futbollistëve si Behrami e Xhaka që akuzohen se kanë injoruar ftesën nga Kosova.

“Duhet të vazhdojmë me këtë ekip”, deklaroi Xhemaili për “Sky Sport”.

“Kemi futbollistë që luajnë në ligat më të rëndësishme: Itali, Spanjë, Gjermani dhe Angli. Kemi kualitete dhe jemi duke i shfaqur”, u shpreh ai.