Ja kush ia ndryshoi botën Remzie Osmanit
Këngëtarja e muzikës popullore, Remzie Osmani jo rrallë herë shpërndanë foto të ndryshme familjare në rrjetet sociale, me anë të të cilave jep përshtypje se duket të jetë tejet e dhënë pas familjes.
Është e bija e saj Riola, ajo që sot ka mbushur 18 vite, shkruan Indeksonline.
Me këtë rast këngëtarja në fjalë, ka thurrur fjalë të ëmbla për bijën e saj.
Riola ime! Jeta më mësoi se lumturinë nuk ta fal ajo që ke, por ajo që ndjen. Ti bija ime, je dëshmia më e fuqishme për këtë. Mendoja se kisha gjithçka deri sa në një ditë si sot, erdhe ti në këtë botë! U ndjeva sikur e tërë bota u bë e imja! E ku ka fjalë që mund ta përshkruaj atë ndjenjë, mund të më kuptojnë vetëm ato nëna që kanë bija, vetëm ato nëna që shohin si në pasqyrë, tek bijat e tyre, një pjesë të vetës apo vetën duke u rritur! Si sot e 18 vjet me parë ti erdhe, jo vetëm për ta ndryshuar e zbukuruar jetën time, por për ta plotësuar e zbukuruar botën! I përulem Zotit që të kam! I përulem Zotit që të të ruaj! I përulem Zotit që t’ia ruaj të gjitha nënave të botës fëmijët e tyre e t’ia jap mundësin çdo femre ta përjetojë ndjenjën e të qenurit NËNË! SHUME URIME RIOLA! TE DUA SHUMË, SHUMË!


