Rama: Mosliberalizimi i vizave për Kosovën, turp për BE-në
“Pasi fakti që ka vetëm një popull, i cili nuk lëviz dot lirisht si të gjithë të tjerët në Evropë, – për shkak se duhet të lëvizë me vizë në çdo vend, dhe ky është populli i çliruar i Kosovës, – është një turp për BE.”, tha kreu i ezekutivit shqiptar pas një takimi që pati të hënën në Slloveni me homologun Miro Cerar.
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka folur për rëndësinë e vendimarrjes sa më të shpejt nga ana e BE-së për liberalizimin e vizave me Kosovën.
“Pasi fakti që ka vetëm një popull, i cili nuk lëviz dot lirisht si të gjithë të tjerët në Evropë, – për shkak se duhet të lëvizë me vizë në çdo vend, dhe ky është populli i çliruar i Kosovës, – është një turp për BE.”, tha kreu i ezekutivit shqiptar pas një takimi që pati të hënën në Slloveni me homologun Miro Cerar.
Duke folur për zhvillimet në Kosovë, Rama theksoi poashtu se Qeveria me të cilën udhëheq mbështet fuqimisht dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, ndërsa shprehu bindjen se njohja sa më e shpejte e Kosovës nga Serbia, do të jetë në dobi të vetë Serbisë, si dhe do të lehtësojë proceset bashkëpunuese.
Shefi i Qeverisë shqiptare ndër të tjera gjatë këtij takimi është shprehur se Kosova do ta zgjidhë sa më parë edhe çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, siç tha ai “si një çështje që shkon shumë përtej asaj që duket në pamjen e parë dhe që ka të bëjë pikërisht me atë që ju thatë, seriozitetin e vendit dhe përshpejtimin e procesit të afrimit të vendit me Bashkimin Europian”. /klankosova/


