Isufi: Kjo Qeveri e ka humbur rrugën e vet
Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi thotë se qëndrimi i Qeverisë që me çdo kusht ta trafikojë marrëveshjen e Demarkacionit, duke bërë presion mbi deputetët, por edhe mbi opinionin është treguesi më i mirë se kjo Qeveri e ka humbur rrugën e vet, prandaj sipas tij, edhe duhet të shkojë dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme me të cilin rast, siç tha do të dilnin institucione, të cilat do të mbronin dhe do të garantonin sovranitetin dhe integritetin e vendit.
“Kjo Qeveri ka manipuluar me opinionin, me ekspertët false dhe me një komision të dështuar, i cili nuk ka arritur që të bindë as deputetët e partive në pushtet, sepse edhe deputetët duke e mbrojtur vullnetin e popullit të Kosovës por edhe qytetarët duke e ditur territorin e vet nuk kanë lejuar që të kalojë Demarkacioni”, ka deklaruar për gazetën, “Kosova Sot”, nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi.


