Eko Higjiena

Kosova me rritjen më të lartë ekonomike në rajon – Bislimi: S’është rastësi

/ 2 minuta lexim
HW

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka publikuar të mërkurën një grafikë ku sipas tij, Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) e ka gjetur Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon.

Kjo statistikë siç thotë njeriu i dytë i qeverisë, vlen për vitin 2022.

Ai shton se BERZH parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt.“Së fundmi, BERZH e gjeti Kosovën si vendin me rritjen ekonomike më të lartë në rajon për vitin 2023. Ajo parashikon që ky trend të vazhdojë edhe në të ardhmen e afërt”, ka shkruar Bislimi në Twitter.

Hidromorava

“Banka Botërore dhe FMN e kanë vlerësuar gjithashtu vendin tonë për rritjen ekonomike dhe trendin pozitiv”, shtoi ai.

Sipas Bislimit, këto rezultate nuk janë të rastësishme, teksa foli edhe për qëllimin e Qeverisë Kurti.“Trajektorja në të cilën e kemi drejtuar vendin është ajo e duhura, ku do të shohim përfitimet në vitet në vijim. Qëllimi ynë është që kjo rritje të jetë e qëndrueshme. Të zvogëlohen pabarazitë dhe të ketë shpërndarje të barabartë për të gjithë qytetarët”.

Kosova është bë anëtare e BERZH-it në dhjetor të vitit 2012, Ky institucion është në Kosovë që nga viti 1999 duke nënshkruar për vite me radhë mbi 30 projekte në vlerë dhjetëra milionëshe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.