Lutja e përhershme e Nënës Terezë
N’ këtë Botë sot e mot, erdhëm falë bekimit tënd, o Zot
Çelna udhë me u g’zue, dhe shpirtin me lumnue – o Zot
N’ këtë Botë sot e mot
erdhëm falë bekimit tënd,
o Zot
Çelna udhë me u g’zue
dhe shpirtin me lumnue
o Zot
Me aromën ma t’ mirë
përmbushe tonën dëshirë
o Zot
Çdo shtëpie fali mbarësi
dhe njerëzimit mirësi
o Zot
Sofrave t’ ulemi me dashuri
e t’ mos ndjejmë etje uri
o Zot
Dhe paqe, paqe pakufi
k’tu e n’ amshim sall harmoni
o Zot
Dhe timen e t’ vetmen Dardani
ndrite e bekoje me dashtni
o Zot
Se është Dheu im i shejtë
i bukës e jetës
i vuajtjes e i prehjes
O Zot
I imi Zot
t’ qofsha fal për jetë e mot
Sabit Rrustemi
( 26 gusht 2012 )


