ARKATANA

Demarkacioni na lë pa bukë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Banorët e rajonit të Rugovës thonë se me demarkacionin me Malin e Zi nuk po humbet vetëm toka e Kosovës, por edhe buka e rugovasve.

Tërheqja e ratifikimit të Marrëveshjes për Demarkacion me Malin e Zi nga ana e kryeministrit Isa Mustafa në emër të Qeverisë së Kosovës nuk i ka “zbutur” banorët e fshatrave të Rugovës. Në brezin kufitar me Malin e Zi, në Rugovë, pakënaqësia ndaj Qeverisë është rritur.

Mobi Casa

Ata thonë se nuk po humbin vetëm rugovasit, por e gjithë Kosova. Resurset e Rugovës banorët e kësaj ane, siç shprehen dhe vetë, i kanë shfrytëzuar për të siguruar ekzistencën. Ende dhe sot shumë banorë jetojnë nga të ardhurat që fitojnë prej shitjes së bagëtisë, produkteve të tyre, si dhe nga shfrytëzimi i pyjeve. Një familje mban deri në 15 krerë lopë, kurse blerës të produkteve të tyre janë banorët nga e gjithë Kosova.

Familjet rugovase ende ruajnë mikpritjen për atë që u troket në derë qoftë i huaj apo vendas. Pleqtë janë ata që po e ruajnë këtë traditë të shqiptarëve të mos zhduket. Por, kanë shumëçka të flasin e të tregojnë sidomos lidhur me pronat. Ende në kujtesën e tyre ruhen të freskëta konfliktet me malazezët për të mbrojtur kufirin./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.