Bunjakun po e mundon diçka para ndeshjes ndaj Finlandës
Përzgjedhësin e Përfaqësueses së Kosovës në futboll, Albert Bunjakun, është duke e munduar fakti se FIFA ende nuk ta treguar nëse edhe gjashtë futbollistë tjerë do të lejohen të luajnë për Kosovën.
Bunjaku ka folur sonte rreth përgatitjeve dhe stërvitjeve para ndeshjes së parë eliminatore për Botërorin “Rusia 2018”, transmeton Express.
“Në ballafaqim me Finlandën do të jemi të kujdesshëm por gjithnjë në ambiciet tona për një rezultat pozitiv. Ashtu siç e thashë i vetmi fakt shqetësues është lejimi i 6 futbollistëve nga FIFS e që po presim të ndodhë të hënën”, ka thënë ai.
“Kemi pasur një kamp përgatitor të shkurtër, por mjaft efikas në të cilin kemi punuar në mënyrë të qartë tekniko-taktike dhe gjërat që lidhen drejt për drejt me lojën kundër Finlandës. Normalisht që nuk është fakt i zakonshëm që nuk dimë ende për 6 lojtarë nëse do ti kemi në dispozicion apo jo. Si do që të jetë futbollistët janë tejet të përqendruar te loja dhe ne po përgatitemi sikur të kishin drejt loje. Futbollistët duken mjaft të motivuar, ndërsa përgatitjet do t’i vazhdojmë edhe të dielën me stërvitjen e fundit në stadiumin ku edhe do të luajmë” ka shtuar ai.
Kosova është duke pritur përgjigje nga FIFA për: Milor Rashicën, Alban Mehën, Herolind Shalën, Amir Rrahmanin, Valon Berishën dhe Samir Ujkani./Gazeta Express/


