Fundamenti

Vitia fillon aktivitetet për nder të shenjtërimit të Gonxhe Bojaxhiut- Nëna Terezë

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Viti – Me qenë se nesër do bëhet shenjtërimi i Gonxhe Bojaxhiut- Nëna Terezë, komuna e Vitisë, konkretisht Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e kësaj komune, ka organizuar aktivitete të shumta për nder të kësaj ngjarje. Ceremonia e hapjes së këtyre aktiviteteve kanë filluar sot nga Shenjtorja në Letnicë, pasi që nga ky fshat, Gonxhe Bojaxhiu-Nëna Terezë kishte ndier thirrjen që të filloj misionin e saj për paqe dhe dashuri në Botë.

Nga Letnica shumë besimtarë të krishterë, por edhe qytetarët të konfesioneve të ndryshme të veshur me fanella kanë marrë pjesë në marshin me biçikleta për të simbolizuar rrugëtimin e saj nga fshati Letnicë nëpër botë ku u bë e njohur si misionare e paqes dhe dashurisë.

Ndërkaq në qytetin e Vitisë, konkretisht në parkun që mban emrin e dëshmorit “Nijazi Azemi” Komandant Mjekra ju janë bashkangjitur këtij marshi edhe personat me nevoja të veçanta. Ndërkaq aktivitete për nder të kësaj ngjarje, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.

FIDANISHTJA

Nesër në ora 10:00, në kinemanë e qytetit në Viti, do të bëhet transmetimi i drejtpërdrejtë i ceremonisë së shenjtërimit të Nënës Terezë, e cila do të zhvillohet në Vatikan. Po ashtu gjatë kësaj dite në kinemanë e qytetit në Viti, në ora 16:00, do të shfaqet edhe filmi dokumentar kushtuar veprës jetësore të Gonxhe Bojaxhiut-Nëna Terezë për të vazhduar më pas me ekspozitën mbarë kombëtare të titulluar ” Nëna e dashurisë” që do të zhvillohet në këtë orar: 24.09.2016 ora 13:00-Stubëll, 24.10.2016 në ora 18:00-Viti si dhe me 10.12.2016 në bibliotekën kombëtare në Prishtinë.

Emrush Azemi, përgjegjës i sektorit për Rini dhe Sport në fjalën e tij në Letnicë ndër tjerash foli edhe për rëndësinë që ka ky fshat në misionin e Nënës Terezë. “Në këtë vend të shenjët para shumë shekujve ndodhi një mrekulli hyjnore e Zonjës së Letnicës. Ne ketë vend te bekuar nis rrugëtimi i Misionares për dashuri mes njerëzve, të pa strehëve, shpresës së skamnorëve, shpresës së të sëmurave dhe jetimoreve si vlera dhe virtyte të civilizimit njerëzorë dhe trashëgimisë kombëtare. Nga kjo fole e engjëjve të Letnicës, Nëna Terezë mori Çmimit Nobel më 1979, ndërsa një nga klerikët që merrte pjesë në sallë e ndarjes së çmimit, pyeti Nënë Terezë se nga ishte? Ajo deklaroi: “Kam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një Vend i vogël me emrin Shqipëri”. Sot neve bashkërisht na tubuan shpirtrat e engjëjve për marshim nga vendi i bekuar i nisjes së misionares Gonxhe Bojaxhiu- Nënë Tereza për ti treguar Botës për vlerat e këtij popull të paqes, dashurisë, shpresës dhe optimizmit për njerëzit” u shpreh Azemi. Ai gjithashtu ju uroj gjithë kombin Shqiptar dhe mbar botës së civilizuar shenjtërimi i Nënë Terezës.

Kurse famullitari i kishës së Letnicës, Don Marjan Lorenci falënderoi institucionet komunale të Vitisë, në veçanti kryetarin e kësaj komune, Sokol Haliti për organizimin institucional në shënimin e kësaj dite duke theksuar se për kundër një historie të hidhur shqiptarët kanë mbetur të bashkuar. “Me lejoni që në rend të parë të falënderoj kryetarin e Komunës së Vitisë dhe stafin e tij, për këtë organizim me rastin e shenjtërimit të Nënë Terezës. Kjo tregon se shqiptarët edhe pse kemi pasur një histori të hidhur, asgjë nuk ka mundur të na ndaj prej vëllazërisë” u shpreh Famullitari Lorenci./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.