Magbule Shkodra nderon figurën e dëshmores Hanumshahe Abdullahu Zymberi
Gjilan – Kryetarja e Aleancës së Gruas së Kosovës Magbule Shkodra e shoqëruar dhe nga Arta Nuhiu Haziri nënkryetare e degës së AGK-së në Gjilan kanë vizituar familjen e Hanumshahe Abdullahu Zymberit si dhe kanë bërë homazhe tek varri i saj.
Magbule Shkodra kryetare e AGK në AAK në nivel të Kosovës të premten ka qëndruar në familjen e Hanumshahe Abdullahut Zymberit si dhe ka vizituar kopshtin që mbanë emrin e saj dhe një vizitë e ka bërë edhe tek varrezat e dëshmorëve pranë varrit të Hanumshahe Abdullahut Zymberit.
Magbule Shkodra me këtë rast ka thënë se respekti për familjet e dëshmorëve, për nënat e tyre dhe për vendin ku ato prehen do të jetë gjithmonë nder dhe prioritet për AAK. “Ata që nderojnë familjet e dëshmorëve, ata nderojnë historinë e tyre, nderojnë vetën dhe nderojnë tërë shoqërinë kosovare” ka shtuar Shkodra.
Shkodra ka thënë se institucionet duhet të përkujdesen më shumë për familjet e dëshmorëve, për fëmijët e tyre. “Këto familje meritojnë tretman institucional dhe jo lëmoshë. AAK do të mundohet që në çdo koh të jetë krah këtyre familjeve heroike” ka thënë Shkodra./rajonipress/





