Eneda Tarifa nuk do të jetë më pjesë e “Portokalli”?!
Ditë më parë në media qarkulloi lajmi për hapjen e audicionit të spektaklit të humorit “Portokalli”, ku u aludua se do të ketë moderatorë të rinj, lajm i cili u demantua nga vetë prezantuesit e spektaklit.
Por mesa duket lajmi del të jetë i vërtetë, kështu të paktën bëjnë të ditur burimet e fshehta të “Anabel.al” brenda televizionit të Top Channel.
Fjala është për largimin e moderatores Eneda Tarifa, e cila pas 5 vitesh prezantim, mesa duket nuk do të jetë më pjesë e spektaklit të famshëm të humorit.
Këngëtarja dhe moderatorja e njohur ende nuk ka dhënë ende ndonjë komunikatë për media, por mesa duket “Portokalli” këtë vit do të vazhdojë nën drejtimin e Salsano Rrapit dhe Xhemi Shehut. /Telegrafi/


