Bashkatdhetarët dhe donatorët lokal rinovojnë shtëpinë e Qazim Nuredinit
Gjilan – Shtëpia e Qazim Nuredinit është rinovuar falë mbështetjes që ka marrë nga diaspora dhe donatorët lokal. Ardian Foniqi si iniciator i renovimit tha se është i lumtur që angazhimi i tij dhe i donatorëve u kurorëzua me sukses pasiqë Qazim Nuredini tani është vendosur në shtëpinë e re.
Ardian Foniqi thotë se e ndërmori këtë iniciativë duke parë gjendjen e rëndë të familjes së Qazim Nuredinit. “Së bashku me Afrim Sylejmanin nga Gjermania e nisëm këtë aksion dhe pastaj janë kyçur e na kanë ndihmuar deri në fund edhe donatorët Radio Drita nga Gjermania dhe me dyer e dritare e pllaka na kanë ndihmuar donatorët nga Gjilani” tha Foniqi.
Foniqi tha se familjes së Qazim Nuredinit i ka ndihmuar edhe Fabrika e tepihëve “Integj” në Gjilan me pronar Ibrahim Krivaqa i cili i ka dhurua tri tepihë.
Foniqi falënderon edhe Murtez Limanin, Mursel Zymberin, Riza Kqikun, Inter Plast si dhe Vebi Jerliun./rajonipress/


