Fundamenti

Tentim vrasje në Zhegovc, lëndohet rëndë roja e pyellit

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Policia e Kosovës ka pranuar një informatë se në Emergjencën rajonale të Gjilanit është sjellur një person i lënduar. Njësiti policor patrullues ka shkuar në Emergjencë dhe është konfirmuar se i lënduari është shqiptar shtetas i Kosovës (1953) me profesion pylltar.

I njëjti ishte sulmuar gjatë kryerjes së detyrës nga tre persona, të dyshuar në pyllin e fshatit Zhegovc ku i kanë shkaktuar lëndime të rënda trupore ku viktima nga emergjenca e Gjilanit është transferuar në QKUK në Prishtinë për shkak të lëndimeve të rënda.

Sipas viktimës të dyshuarit kanë pasur edhe një armë revole me vete.

United Hospital

Njësiti policor patrullues së bashku me Njësitet e hetimeve rajonale kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë konfiskuar një revole prodhim C. Zastava -99 e kalibrit 9 mm me një karikator me 14 fishek ku dyshohet se një fishek është shkrepur.

Të dyshuarit janë arrestuar nga policia e Kosovës njësitet patrulluese nga stacioni policor i Gjilanit dhe pasi janë intervistuar, me vendim të Prokurorit të shtetit ndaj tre të dyshuarve që të gjithë shqiptar shtetas të Kosovës u caktohet masa e ndalimit për 48 orë.

Rasti është cilësuar si “Vrasja në tentativë” dhe “Armëmbajtje pa leje” dhe procedohet në PTH njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.