Eko Higjiena

Matoshi: Kryeministri evitoi dhunën – Kosova drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Analisti politik në Kosovë, Halil Matoshi, i tha Radios Evropa e Lirë, se kryeministri Mustafa me tërheqjen e projektligjit për Demarkacion e ka evituar dhunën e paralajmëruar, por njëkohësisht ka trimëruar, siç tha, edhe deputetët e koalicionit që të mos e votojnë as në të ardhmen këtë ligj.

Sipas tij kjo shënon zmbrapsjen e qeverisë dhe krizën e saj të thellë dhe me këtë Kosova, siç tha, “po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”.

Radio Evropa e Lirë: Çfarë nënkupton tani tërheqja e projekt – ligjit për ratifikimin e marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi?

Halil Matoshi: Kryeministri i Kosovës e bëri hapin e duhur në këtë moment pasi disa faktorë ishin kundër projektit të Qeverisë së Kosovës për ratifikimin e marrëveshjes me Malin e Zi. Gjithashtu edhe mospjesëmarrja e Listës Serbe në seancë e vështirësoi procesin në këtë çështje. Siç duket, ata ende janë besnik ndaj Beogradit i cili në preambulën e Kushtetutës së Serbisë e ka ende Kosovën.

E dyta, duket sheshazi se LDK dhe PDK nuk i kanë të gjithë deputetët të rreshtuar pro projektit të tyre, gjë që konsiderohet se është dështim i liderëve partiak. E treta, është presioni publik jo vetëm i opozitës por edhe shumë qarqeve tjera edhe akademike edhe shoqërisë civile. Dhe kjo ka ndikuar që ligji për ratifikimin e marrëveshjes është tërhequr. Mendoj se Isa Mustafa e ka evituar dhunën e paralajmëruar sot, por nuk e di si do ta çoj më tutje këtë ligj, pasi kjo e trimëron jo vetëm opozitën por edhe deputetët brenda pushtetit dhe koalicionit qeverisës, që të mos e votojnë as në të ardhmen këtë ligj.

FIDANISHTJA

Radio Evropa e Lirë: A është kjo shtyrje apo është tërheqje e plotë e projekt -ligjit për demarkacionin meMalin e Zi ?

Halil Matoshi: Unë mendoj se sot ka ndodhur shtyrja, por nuk është kalkuluar mirë se çka është shtyrja. Sepse shtyrja i motivon të gjitha palët të mos e votojnë në të ardhmen demarkacionin me Malin e Zi dhe ky demarkacion ose duhet të ri negociohet me palën malazeze, ose të shkohet në gjykatën e arbitrazhit.

Radio Evropa e Lirë: A po hyn Qeveria e Kosovës në krizë dhe a po përgatitet Kosova njëkohësisht për zgjedhje të reja.

Halil Matoshi: Unë mendoj se me tërheqjen e një projekti Qeveritar, është zmbrapsje e qeverisë. Kjo shënon krizën e saj fatale dhe unë mendoj se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.