United Hospital

Maliqi: Të hyrat nga tatimi në pronë në Gjilan i kanë tejkaluar të gjitha parashikimet për vitin 2016

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtori i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa, Zijadin Maliqi, në konferencën për gazetarë të mbajtur sot, ka thënë se kjo drejtori përpos raporteve të rregullta tre mujore dhe aktivitetet e përditshme lidhur me financat publike, të hyrat vetanake dhe shpenzimet, ndër të tjerash ka përgatitur edhe dëgjimet publike me qytetarë nëpër fshatra e lagje të ndryshme në Gjilan, për Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2017 dhe planifikimin e hershëm për vitet 2018 -2019.

Gjatë prezantimit të punëve të Drejtorisë, Maliqi, ka thënë se vëmendje e veçantë sikur edhe më parë, e me theks të posaçëm për këtë vit, i ka kushtuar të hyrave nga Tatimi në Pronë, duke bërë kështu që në këtë aspekt deri në këtë moment të realizohet për katër muaj më parë i gjithë planifikimi vjetor.

“Duke pasur parasysh ligjin mbi faljen e borxheve të Qeverisë së Republikës së Kosovës, përkushtimin më të madh e kemi orientuar në sektorin e Tatimit në Pronë. Kjo, për arsye që qytetarët të përfitojnë nga kjo amnisti e qeverisë duke iu përgjigjur pozitivisht me pagesën e obligimeve të mbetura nga ajo periudhë. Në këtë kohë kur po flasim, është arritur që katër muaj pa përfunduar viti 2016 të realizohet planifikimi sa i përket të hyrave nga Tatimi në Pronë. Para dy ditësh kishim gjendjen rreth 98 për qind të realizimit të planit të përgjithshëm, ndërsa në kohën që po flasim, kjo sigurisht që është arritur plotësisht”, tha mes tjerash, drejtori Zijadin Maliqi.

Hidromorava

Maliqi, poashtu ka informuar që edhe sa i përket planifikimit të buxhetit të Komunës është punuar me dinamikë të lartë nga ekipet e planifikimit dhe konsultimeve publike-dëgjimeve me qytetarë nëpër lokalitetet më të mëdha të Gjilanit.

“Drejtoria e Buxhetit në bazë të kufijve buxhetor të marrë nga Ministria e Financave ka përgatitur Kornizën Afatmesme Buxhetore për vitin 2017 dhe vlerësimet e hershme 2018-2019 e cila është aprovuar nga Kuvendi i Komunës. Në kuadër të kësaj janë mbajtur 12 dëgjime publike përmes vizitave në fshatrat më të mëdha të Gjilanit, me grumbullimin e qytetarëve edhe të lokaliteteve rreth tyre, por edhe lagjeve të ndryshme në qytet. Kërkesat e qytetarëve të marra nga terreni, janë inkorporuar në planifikimin buxhetor për vitin 2016 dhe një pjesë e tyre është përfshirë me prioritet për vitin 2018-2019”, ka thënë gjatë raportimit, drejtori, Zijadin Maliqi.

Ai gjithashtu ka potencuar edhe përgatitjet e raporteve të rregullta financiare për periudhën tre mujore dhe gjashtë mujore, sikurse që në kuadër të kësaj Drejtorie janë dhënë edhe shumë shërbime të tjera, si lëndë të zotuara, lëndë të shpenzimeve lëndë të çertifikuara dhe arkivuara, përgatitjen e pasqyrave financiare për bartjen e mjeteve financiare, por dhe përgatitjet për rrjedhën e parasë nëpër kodet buxhetore të Komunës së Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.