Mobi Casa

Të gjitha shkollat e Gjilanit janë të gatshme për fillimin e mbarë vitit shkollor

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Në mbledhjen e bordit të drejtorëve të Komunës së Gjilanit, të drejtuar nga kryetari Lutfi Haziri, janë diskutuar një sërë çështjesh të rëndësishme, e kryesisht lidhur me përgatitjet për fillimin e vitit shkollor 2016/2017, i cili me vendim të Ministrisë së Arsimit fillon më 5 shtator.

Në këtë mbledhje, u theksua se të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të komunës së Gjilanit janë të gatshme për fillim të mbarë të vitit shkollor, duke u nënvizuar edhe investimet që janë bërë në këto shkolla, përfshirë gëlqerosjen, inventarizimin, e investimet tjera në këtë resor.

Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka ritheksuar se sektori arsimit vazhdon të mbetet prioriteti i parë i qeverisjes, në mënyrë që nxënësve t’u krijohen mundësi më të mira për edukim sa më cilësor.

Haziri u informua edhe lidhur me kampusin e shkollave të mesme, për të cilin u tha se është duke u punuar intensivisht.

ARKATANA

Gjatë këtij takimi, është folur edhe për investimet infrastrukturore, të cilat po vazhdojnë me një dinamikë të shtuar, kryesisht në ndërtim të rrugëve, kanalizimeve, rrjetit të ujësjellësit, trotuareve e ndriçimit publik në qytet dhe fshatra.

I pari i Gjilanit është shprehur i kënaqur me fillimin e ndërtimit të lumit “Mirusha”, ndërkaq ka bërë me dije se shumë shpejt fillohet me projektin e madh prej 7.5 milionë euro me qeverinë e Austrisë për rehabilitimin e dy lumenjve, “Stanishorka” dhe “Mirusha”.

Në mbledhjen e bordit të së enjtes edhe për projektet e administratës (shërbimet e reja në kuadër të e-Kiosqeve, “Smart City”), sikurse edhe për projektet e tjera në bujqësi, zhvillim ekonomik, shëndetësi, kulturë, rini e sport.

Krejt në fund, kryetari Haziri ka thënë se tashmë është koha e fundit që të riorganizohet Bordi i Drejtorëve, duke paralajmëruar ndryshime edhe në kuadër të zyrave komunale, varësisht prej performancës./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.