Hidromorava

Verë e nxehtë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Vijnë e shkojnë stinët e reja, Ju kam larg atje n’shtegtim
S’mund t’ju prek kur qel pranvera, Ju mbaj thellë në shpirtin tim.

Padurim e presim verën
Të na troket përsëri dera
Tua hapë e t`ju shtrëngoj fort
Si gjithë herë, herave tjera.

Bukurin që ma sjellni
Më bën mua më shumë të vuaj
Pse nuk mund ta shijoj gjatë
E prapë më ikni në dhe të huaj.

Zemrën time më m’bani gjallë
Edhe pse nga largësia
Po ju presim, duar hapur
M’bushni gëzim rrugë e shtëpia.

Dielli shndrit me rreze t’arta
Anë e mbanë lule, gjelbrim
Shtëpitë n’qytete e nëpër fshatra
Prapë na u mbushen plot gëzim

FIDANISHTJA

Rrugët e gjata nëpër qendra
Plot përplot me gurbetqarë
Djem e vajza përqafojnë nënat
Duke qesh e duke qarë

Malli i madh i mërgimtarëve
S’mund të shuhet kurrsesi
Edhe vrimat e rrugëve t’vjetra
Iu duken, sikur lulet në saksi

Syri uritur i mërgimtarit
S’mund të ngopet dashuri
Shpejt kalojnë tri, katër javë
Rrjedhin lotët përsëri.

Shpejt kalon vera e nxehtë
Malet i kaplon pikëllimi
E presin prapë vitin e ardhshëm
Se përsëri kthehet gëzimi.

Arben Kurteshi