Mobi Casa

Futbollisti shqiptar merr çmimin “Lojtari i Muajit” në Korenë e Jugut

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sulmuesi shqiptar, Jasir Asani është përzgjedhur në formacionin e muajit në Korenë e Jugut. Ai ka shkëlqyer me Gwangju në kampionatin korean duke fituar në këtë mënyrë simpatinë e tifozëve.

3 golat e shënuar së fundmi, kanë bërë që Asani të zgjidhet në formacionin më të mirë të muajit mars. Gjithashtu ai është përzgjedhur si lojtari më i mirë për muajin që lamë pas.

Mobi Casa

Kujtojmë që Asani ishte pjesë e kuqezinjve për sfidën e parë kualifikuese të EURO 2024 kundër Polonisë, e cila përfundoi me rezultatin 1-0 për polakët.