UBT

Demarkacion sipas modelit Pronto

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Gazmend Abrashi – Përkundër rezistencës së partive opozitare dhe shoqërisë civile, është e mundur që marrëveshja për shënjimin e kufirit me Malin e Zitë miratohet në Kuvend. Nuk do t’u kthehem argumenteve se përse kjo është e dëmshme. Kemi prodhuar mjaf fakte e dëshmi prej shtatorittë 2015-ës.

As nuk kemi motiv si Kosovë të tregojmë bujaritë paarsyetuar ndaj fqinjit tonë: dorën në zemër, Malit të Zi me sipërfaqe rreth 14 mijë kilometra katrorë përvetëm 600.000 banorë, nuk i vyjnë më tepër sesa neve ato 9 mijë hektarë, kur dihet që Kosova ka sipërfaqe më të vogël dhe popull si tre herë më të madhe në numër. Në kuptim të densitetit të popullsisë raporti është 1 me 4:45 banorë për kilometër katror vendi fqinj, përkundrejt 160 për të njëjtën njësite ne.

Po ashtu nuk mendoj se jemi më nevojtarë se malazezët për shënjimin e vijës së përbashkët kufitare.Kosova ka urgjencën për liberalizimin e vizave, por edhe më të madhe e ka urgjencën Mali i Zi si një shtet që po e ndjen shumë prezent rrezikun rus dhe i duhet me domosdo anëtarësimi në NATO brenda këtij viti. Në Podgoricë do të ishintë lumtur të na ofronin zgjidhje shumë më të pranueshme…sikur dikush këtu t’ i qaset me seriozitet problemit.

Por kjo klasë politike në pushtet nuk kalidhje me seriozitetin.Që nuk janë të dijshëm nuk është sekret.Por jo-serioziteti i tyre e tejkalon disa herë padijen. E them këtë sepse një farë përvoje e kanë bërë: kanë kaluar disa raundene gociatash dhe do taktika i dinë.

Atë çka unë e quaj jo seriozitet, të tjerë e kanë quajtur ‘tradhti’.Nuk do e përdor këtë fjalë, megjithëse i afrohet më së shumti realitetit- secili mban peshën e veprimeve të veta dhe në kandarin e historisë, kjo do të jetë njollë e turpshme, e pashlyeshme për kuzhinierët e kësaj afere katastrofale.

Po i kthehem tani shpjegimit se përse mendoj që marrëveshja do të miratohet.Përgjigjen ma dha afera Pronto2.

FIDANISHTJA

Gjithçka është e lidhur me gjithçka në këtë vend, ku integriteti është cilësi në zhdukje. Jo se nuk kishten dodhur më herët. Para Pronto2 ishte Pronto1.Mirëpo në secilin prej nesh jeton shpresa se e ardhmja do të jetë më e mirë se e shkuara dhe gjërat do ndryshojnë përmbarë. A në fakt, kjo nuk kan dodhur.Ky shtet është i kapur, sot më shumë se kurrë.

Kjo qeveri ka instaluar logjikën e vendosjes së gjithçkaje dhe kujtdo në shërbimin e pak njerëzve në majën e piramidës.Kam bledhur në duart e veta pushtetin ekonomik, politik, gjyqësor, e madje edhe fetar- njëherë duke i afruarpërqëllimet e veta, e pastaj duke i dërguar në burg të njëjtët. Mesazhi është i qartë: Zoti në qiell, e Shefat mbi tokë.

Për deputetët e shumicës në Kuvend, detyra e lartë që ushtrojnë është veçse një vend i shkëlqyer pune. Ata do tu binden shefave, sepse shefat i kanë çuar atje dhe shefat kanë fuqinë t’i heqin prej atje.Fatkeqësisht gjithçka e gjithkush në këtë vend e ka një çmim dhe blerja e deputetëve është lehtë e ‘përballueshme’ – një punësim për familjarë diku, një tender diku tjetër, një post ambasadori për më kryefortët, etj. Kjo histori do të vazhdojë e do të përsëritet për aq gjatë sa shtet imbetet punëdhënësi kryesor, për aq gjatë sa mbizotëron mendësia se marrja e pushtetit do të thotë gjueti për vende pune dhe privilegje.

Përt’iudhënë një shembull: e keni parasysh si hesht Prishtina në ditë pushimi? Nuk e kam fjalën përtë dielat por për ditët e pushimeve zyrtare.Qytet ishkretohet.Unë dhe ju e kuptojmë zbrazjen e një qendre administrative si Ankaraja, apo Haga, çka nuk ndodh me kryeqendrat e shteteve për katëse – Stambollin apo Amsterdamin. Ndërkohë që Prishtina është jo vetëm qendra administrative e Kosovës, por edhe kryeqyteti i vendit. Çka më çon në konkluzionin e fundit për këtë shkrim- ky vend nuk do jetë më i mirë se sa shumica e qytetarëve të vet. Ky vend nuk do ketë integritet nëse nuk kanë qytetarët e tij. Por qytetaria dhe integriteti nuk kanë shansa të ndërtohen me këtë model. Demokracia nuk është e qëndrueshme në një vend që varet nga shkëmbimi i votës përnjë vend pune në ‘punë shteti’. Liria e humb kuptimin në një vend ku qindra mijëra njerëz janë plotësisht të varur nga ndihma sociale.

(Autori është ekonomist, sipërmarrës dhe nënkryetari AAK-së. Ky shkrim pasqyron pikëpamjet personale)