UBT

“Lufta e vdekjes” film horror nga Mërgim Hyseni

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Projekti Filmik quhet “War of Death” (“Lufta e vdekjes”). Ky është film horror-triler-aksion, i cili do të jetë i mbushur me plot emocione, aksione dhe skena të frikshme. Tema zhvillohet me njerëz zombie, të infektuar nga një virus me regji e skenar të Mërgim Hysenit.

Ky film është realizuar enkas për ata që e dashurojnë filmin, sepse të mbush plot me emocione. Ky është një film plot aventura dhe gjëra interesante. Shikuesi do të ketë mundësi t’i përjetojë ato nëpërmjet episodeve të cilat nuk do të jen të pakta në numër. Tashmë është publikuar Episoda e parë në Youtube dhe mund të shikohet pa pagesë. Episodet e tjera do të vijojnë të publikohen ne vazhdim.

Uji Dea

Skenari/Regjia/Montazha : Mergim Hyseni, Kamera : Gentian Azizi, Gentrit Murati. Aktorët e episodes se parë : Xhejlane Miftari, Vlera Azizi, Mergim Hyseni, Gentrit Murati, Artan Haliti, Gentian Azizi, Januz Haliti, Genc Hyseni. /rajonipress/

Episoda e parë : https://www.youtube.com/ëatch?v=DxgHLC2c94o