UBT

Vitia organizon aktivitete me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Viti – Me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë, Komuna e Vitisë, respektivisht Drejtoria për Kulturë, Rini e Sport, organizon një varg aktivitetesh kulturore e sportive.

Me këtë rast, për koordinim të këtyre aktiviteteve që mbahen në kuadër të kësaj ngjarje të madhe për kombin shqiptar, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti ka zhvilluar një takim me udhëheqësit e kishave katolike në komunën e Vitisë, famullitarin e kishës katolike në Binçë Don Aleksandër Kola, Dom Marjani nga shenjtorja e Letnicës dhe Don Albert Jakaj nga famullia e Stubllës.

Në këtë takim, u diskutua agjenda e paraparë e ngjarjeve që do të zhvillohen në datat 3 e 4 shtator, si dhe aktivitetet përmbyllëse më 24 shtator dhe 24 tetor.

Uji Dea

Ngjarja e parë që do të zhvillohet të shtunën me 3 shtator është “Marshi i Paqes’ që do të mbahet nga çiklistët duke përshkuar rrugën Letnicë-Viti. Kjo do të filloj nga ora 10;00 ku çiklistët do të nisen nga Letnica, që simbolizon edhe rrugëtimin nga shenjtorja e Letnicës ku u nis Nëna Terezë drejt misionit të paqes nëpër botë.

Ndërkohë që të dielën më 4 shtator në sallën e kinemasë në Viti, do të bëhet transmetimi i drejtpërdrejtë i ceremonisë nga Vatikani i shenjtërimit të Nënës Terezë, për të vazhduar pasdite me shfaqjen e një filmi dokumentar kushtuar Gonxhe Bojaxhiut – Nëna Terezë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.