KKVITI

Në prehrin tënd…

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Në prehrin tënd, le t’ më preh qetësia, sa isha në jetë, dashuria, e kur të vdes, përjetësia.

Mallin për ty,
do ta marr me vete në qiell,
kur shpirti im i vetmuar,
në një jetë tjetër ka për t’ mu mbjell.

Në kopshtin e perëndisë,
lulet tona kanë fillue me u nxanë,
aty unë të pres, të vish,
e pastaj dhe fëmijët tanë.

ARKATANA

Mos u tremb,
kur gjoksi pa frymë fillon t’ më mbet,
vdekja ime mos të dhemb,
në prehrin tënd e kam më të lehtë.

Dhe kur të ndërroj jetë,
virgjëreshat e parajsës s’do ti pranoj,
do vazhdojmë ku kemi mbet,
nga aty, ku unë më nuk jetoj.
S’do t’ tradhtoj,
edhe i vdekur dot dashuroj.

Fitim Kosumi