Qytetarët kërkojnë investime në infrastrukturë dhe avancim të shërbimeve
Gjilan – Në kuadër të debateve që po mbahen me lokalitetet e ndryshme në Gjilan, zyrtarët komunal kanë takuar qytetarët e Velekincës dhe Dheut të Bardhë. Në këto takime është kërkuar përmirësim në infrastrukturë dhe avancim të shërbimeve komunale.
Avdyl Aliu i cili po kryeson me këto tubime ka thënë se në Velekincë, ishte një debat shumë mirë i përgatitur. “Falënderime për projektet e kryera dhe njëkohësisht kërkesat e reja për vitin 2017. Zhvillimet e reja sjellin kërkesa të reja dhe mundësi të reja” ka shijuar Aliu.
Edhe tek “Dheu i Bardhë” kërkesat ishin në funksion të avancimit të shërbimeve të komunës ndaj lokalitetit Dheu i Bardhë. “Angazhimet në këtë drejtim janë në nivel të kënaqshëm, vazhdojmë tutje” ka shkruar me entuziazëm Avdyl Aliu./rajonipress/





