Mobi Casa

Filloi asfaltimi i rrugës Radivojcë – Devajë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Viti – Në fshatin Devajë të Vitisë, kanë filluar sot punimet në asfaltimin e rrugës kryesore të fshatit që lidhë këtë fshat me Radivojcin, përkatësisht me magjistralen Ferizaj-Gjilan. Në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve pos banorëve të shumtë të këtij lokaliteti të pranishëm ishin edhe përfaqësues të komunës së Vitisë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti në ceremoninë e fillimit të këtyre punimeve ndër tjerash foli edhe për rëndësinë e realizimit të këtij projekti. “Nevoja për asfaltimin e kësaj rruge është e kahmotëshme, megjithatë ne kemi shkuar sipas radhës dhe fatmirësisht sot po ja fillojmë projektit të asfaltimit të rrugës Radivojcë-Devajë. Ky projekt është një donacion i Ministrisë së Infrastrukturës së bashku me komunën dhe me këtë mundësohet që ne te kemi një rrugë të mirë, qarkullueshëm për shkak se fshatrat Radivojcë dhe Devajë nuk kanë pasur një rrugë të mirë“ u shpreh Haliti.

Ai nder tjerash shpreson se kompania e kontraktuar do të përfundoj punimet sipas planit dinamik dhe në cilësinë e duhur.

Mobi Casa

Ndërkaq Fatmir Devaja, banorë i fshatit Devajë, i cili jeton në perëndim ndër tjerash falënderoj komunën e Vitisë, konkretisht të parin, Sokol Haliti për përkushtimin e tij në të mirën e banorëve të këtij lokaliteti duke theksuar se asfaltimi i kësaj rruge ka një rëndësi të veçantë për ta.

Përndryshe sipas projektit ideor në brendësi të këtij fshati do të bëhet asfaltimi i mbi 3600metrave rrugë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.