ARKATANA

Vetëvendosje: PDK-ja e SHIK-u po e çojnë LDK-në drejt humnerës

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Lëvizja Vetëvendosje reagoi të hënën, duke thënë se Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila ende nuk është deklaruar në lidhje me përgjimet e klanit Pronto, me shpejtësi drite ka reaguar ndaj deputetit Driton Çaushi, i cili ia përmendi Isa Mustafës 70 dosjet që tash e sa kohë i ka në Prokurori, dosje këto, që sipas VV-së, LDK-në e futën në koalicion me ata që i akuzonte për vrasjen e aktivistëve të saj.

“Në një komunikatë ku gërshetohen injoranca, hipokrizia dhe praktika e servilizmit, LDK paska deklaruar se deputeti Çaushi dhe VETËVENDOSJE! janë duke u përpjekur të shkaktojnë gjakderdhje, duke harruar se nuk ka gjë më institucionale sesa të burgoset ai i cili ka 70 dosje për krim e keqpërdorim. Ndërsa, nga paniku i jashtëzakonshëm për rënien në elektorat në gjithë vendin, LDK e cila në komunikatën e saj përmend edhe neo-komunizëm, harron se kryetari i saj ka qenë shërbyes i zellshëm i sistemit komunist jugosllav dhe antikombëtar i shquar”, thuhet në reagimin e VV-së.

Sipas Vetëvendosjes, LDK, e cila mori në mbrojtje Adem Grabovcin për punësimet e jashtëligjshme, qenka shërbyer me listën e PDK-së për ‘punësimet’ e Shpend Ahmetit, të cilën e përgënjeshtruan vetë eksponentë të kësaj të fundit.

Eco Higjiena

“Teksa në anën tjetër, në Komunë të Prishtinës dhe borde të ndërmarrjeve vazhdojnë punën familjarë të zyrtarëve të LDK-së e militantë të saj, të punësuar gjatë keqqeverisjes 14 vjeçare të LDK-së dhe klanit të Hamitëve. Kjo parti me një kryetar pa kurrizor, e cila tradhtoi elektoratin e saj, duke i hyrë nën sqetull PDK’së dhe ShIK-ut, vazhdon të përtypë shpifje e broçkulla të ndryshme, dhe merr mund të flasë për perspektivën evropiane dhe miqësinë e Kosovës me ndërkombëtarët, teksa nuk bëzajti kur Hashim Thaçi tallej me po këta”, thuhet në reagimin e VV-së.

“E kapur në njërën anë nga Hashim Thaçi, e në anën tjetër nga Kadri Veseli, të prirë nga degraduesi i Prishtinës, Isa Mustafa, LDK po ecë sigurt drejt humnerës. Dhe, kjo padyshim është ndihma më e mirë për perspektivën e Kosovës”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.