Mustafi flet si lojtar i Arsenalit
Mbrojtësi i Kombëtares gjermane, Shkodran Mustafi ka folur si një lojtar i Arsenalit për Sky-sportin gjerman.
Ai e sheh skuadren e Arsenalit në një nivel të lartë të klubeve evropiane, ndërsa për Wengerin ka fjalë tepër të mira.
“Arsenali është një klub i madh, një klub gjigant, me histori gjigante, që luan në nivele të larta. Për mua është me rëndësi të kem një trajner që është aty për shumë, shumë vite, dhe që i merr gjërat me kujdes”, ka deklaruar Mustafi.
Shqiptari nga Gostivari transferimin e tij te “Topçinjtë” do ta zyrtarizoj pas përfundimit të lojërave me Kombëtaret./Indeksonline/


