KKVITI

Na ftoi rrugëve të mbara (Mark Krasniqit)

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Në një vjetorin e vdekjes së akademik Mark Krasniqit.

I urti Mark Krasniqi
Po, për diell e tokë,
Me vepra na rriti,
Krijoi të re epokë!
Alegorisht foli
Te “Posta e porositur”,
Cili është i ligu
Na e bëri të ditur!
Na ftoi rrugëve të mbara
Me shkencë e me poezi,
Zbulimeve nga e kaluara,
Na frymëzoi për liri.
Breznive u foli
Si ecet kohës së re,
Si qëndrohet shqiptarisht
Në të bukurin Atdhe!

Mobi Casa

(portretin e realizoi Zeni Ballazhi)
Ramadan Mehmeti