Rashiti: Kështu degradohet ambienti – kur inspeksioni nuk vepron?
Gjilan – Riad Rashiti thotë se kjo është karriga e INSPEKSIONIT e mbetur zbrasët, por qyteti i Gjilanit është mbushur rreth e qark me plotë deponi të egra të mbeturinave. Kjo gjendje është shqetësuese nga mungesa e përgjegjësisë institucionale, rasti i shuarjes së drejtorisë së inspeksionit nga kjo qeverisje komunale, ka bërë që një pjesë e qytetit të Gjilanit të duket një vend fantazmë…në veçanti vendi tek ish baza e ushtrisë amerikane e quajtur kampi “Monteith”.
Rashiti thotë se qytetarët e Gjilanit po e ndjejnë rëndë kundërmimin e këtij pushteti, që aspak nuk i intereson për një jetë normale njerëzore.
“Ambienti në rrethinën e Gjilanit është totalisht jashtë kontrollit dhe mbikëqyrjes institucionale, janë krijuar dhjetëra deponi të egra të nga disa qytetarë dhe biznese të papërgjegjshme të cilët hudhin ku të munden mbeturinat, ndërsa nuk ka asnjë mekanizëm dhe masë ligjore që mund të merret ndaj tyre, prandaj sot e kemi këtë mjerim ambiental në Gjilan” thotë Rashiti./rajonipress/




