ARKATANA

Në Gjilan gjithçka gati për fillim të mbarë të vitit shkollor 2016/2017

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komiteti i Arsimit në Gjilan, nën udhëheqjen kryesuesit Arben Mehmeti, ka mbajtur sot mbledhjen e radhës me pikë kryesore të rendit të ditës për parapërgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor 2016/2017.

Fillimisht, në emër të Komitetit, kryesuesi Arben Mehmeti e ka falënderuar ish-drejtorin e Arsimit, Nazmi Musa, për siç tha, punën e mirë dhe sukseset në fushën e arsimit.

“Vërtetë z. Nazmi Musa ka pasur një bashkëpunim dhe komunikim tejet të mirë me Komitetin e Arsimit dhe ka ndikuar në një menaxhim shumë të mirë të kësaj fushe. I urojmë shëndet dhe gjitha të mirat”, ka thënë Mehmeti.

Eco Higjiena

Ndërkaq, u.d. drejtoresha Arsimit në Gjilan, Shqipe Kastrati Haziri, në mbledhjen e saj të parë në këtë Komitet, ka thënë se të gjitha përgatitjet janë bërë për fillimin e mbarë të vitit shkollor 2016/2017, duke shtuar se më 1 shtator mësimi do të filloj në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Gjilanit.

Në këtë mbledhje janë dhënë informata dhe rekomandime për investimet në shkollat e Gjilanit, kampusin e shkollave të mesme, donacionet e organizatave të huaja, regjistrimit të klasave të para e të dhjeta, vazhdimin e mbajtjes së mësimit në paralelet në Zhegër, mbajtjen e afatit të dytë të testit të maturës, sikurse edhe që u diskutua edhe çështja e monitorimit të rajonalizimit të shkollave.

Gjatë kësaj mbledhjeje, me pyetje, diskutime e kritika janë paraqitur Fehmi Sylejmani (VV), Leonora Bunjaku (PDK), Shukrije Rapuca (PDK), e Idriz Ramadani (LDK), të cilëve u ka dhënë përgjigje kryesuesi Mehmeti dhe u.d. drejtoresha e Arsimit, Shqipe Kastrati Haziri./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.