ARKATANA

Ambasadori francez në Beograd: Plani franko-gjerman, një mundësi historike që nuk duhet lëshuar

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ambasadori i Francës në Beograd, Pierre Cauchard, ka thënë se situata gjeopolitike në Evropë e ka shtuar urgjencën për stabilizim të situatës në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Duke folur për propozimin e BE-së, i njohur si plani franko-gjerman, ka shtuar: “Është mundësi historike dhe mendoj që është me rëndësi që të mos lëshohet”.

“Duam që vendet e Ballkanit Perëndimor të kenë mundësi që të zhvillohet shpejt dhe t’i bashkohen BE-së”.

Ai ka thënë se plani është një dokument që është vënë në tavolina dhe ka mbështetjen e BE-së.

HW

“Negociatorët, në pajtim me palët, është vendosur që në këtë fazë të mos zbulohet dokumenti në publik, në mënyrë që të gjithçka të jetë më efektive dhe t’i mundësohet secilit që të marrë pozicion lidhur me dokumentin, pa ndonjë presion shtesë. Është propozim i vënë në tavolinë dhe shpresojmë që të dyja palët ta pranojnë atë”.

Cauchard për Euronews Serbia ka folur edhe për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, që ka thënë se duhet të bëhet pa vonesa.

“Asociacioni duhet të formohet, shpejt. Kjo është ajo që e kanë thënë Franca, ShBA dhe BE, që të mos ketë hezitim. Është proces bindjeje, por në këtë kuptim gjërat janë plotësisht të qarta. Asociacioni duhet të formohet”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.