UBT

Bugajski: Serbia e njeh Kosovën kur Rusia të humbë luftën në Ukrainë

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Janusz Bugajski, mbështet kushtet e vendosura nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Analisti Bugajski thotë se faktori ndërkombëtar duhet t’i bëjë më shume presion Serbisë dhe të kushtëzojë anëtarësimin e saj me kushtet e Kosovës.

Mobi Casa

Sipas Bugajskit, herët e vonë Serbia do ta njohë Kosovës, por kjo sipas tij ka më shume gjasa të ndodhë kur Rusia të humbasë luftën dhe rolin e ndërhyrjes së saj në Ballkan.

“Në fakt jam optimist që kjo gjë herët apo vonë do të ndodhë. Mbase nuk do të ndodhë gjatë kësaj qeverie, pra qeverisë së Vuçiqit. Gjasat më shumë janë që të ndodhë kur Rusia ta humbë luftën në Ukrainë, të dobësohet dhe të mos ndërhyjë më në Ballkan. Dhe me shumë gjasa do të ndodhë kur kushte më të ashpra t’i vendosen Beogradit për të pranuar pavarësinë e Kosovës. Pra me fjalë të tjera, ti e pranon të hapet rruga e anëtarësimit në BE, në të kundërtën nuk ka mundësi anëtarësimi, por do humbasësh dhe fondet e BE-së”, tha Bugajski në një intervistë për Euronews Albania.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.