Hidromorava

Abdixhiku, Kurtit për Asociacionin: Të zgjedhurit e popullit e kanë votuar atë marrëveshje, i ke dy mundësi

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, në seancën e Kuvendit të hënën ku po raporton kryeministri Albin Kurti lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, ka pasur një varg kritikash për të.

Abdixhiku e kritikoi Kurtin për mungesë transparence sa i përket dialogut, ndërsa tha se “kaq shumë shpërfillje ndaj përfaqësuesve të popullit, nuk ka treguar askush asnjëherë”.

Sa i përket formimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, lideri opozitar tha se kryeministri duhet ta ketë parasysh që para vetes ka një marrëveshje të ratifikuar në vitin 2013 në Kuvendin e Kosovës.

HW

“Kryeministri duhet të kuptojë se para vetes e ka një marrëveshje të ratifikuar në vitin 2013 në Kuvendin e Kosovës. Populli i Kosovës përmes deputetëve me 84 vota për, që i bie 80 për qind e qytetarëve të Kosovës, e kanë marrë një vendim të tillë”, u shpreh Abdixhiku.

Sipas tij, kryeministri i ka dy mundësi; ta zhbëjë këtë marrëveshje ose ta zbatojë atë sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Të tjerat janë lojëra fjalësh për debate e konsume populiste”, ka përfunduar Abdixhiku. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.