Eko Higjiena

Limaj: Plani franko – gjerman nuk i ofron asgjë Kosovës, e shtyn krizën për 10 – 20 vjet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar negativisht planin e propozuar nga Bashkimi Evropian, për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë – Serbi.


Ai në “Debat Plus”, ka thënë se ky propozim nuk i ofron asgjë Kosovës dhe se sipas tij nuk i merr asgjë Serbisë.

Ai është shprehur se nëse pranohet një plan i tillë do të krijonte më shumë efekte negative se pozitive.

Limaj e kritikoi edhe opozitën për mënyrën se si po i qasen temës së Asociacionit.

“E kuptoj Albin Kurtin apo këtë Qeveri, për atë e kam problemin me këtë opozitë shumë lehtë e kapërcejnë. Së pari plani evropian, Kosovës nuk i ofron asgjë, Serbisë nuk i merr asgjë, e shtyn krizën për 10-20 vjet dhe nuk garantohet se çfarë do të ndodhë. Është rrezik i madh për vendin. Jam për me shku me dialogu, por në këtë situatë, nëse merret për të mirëqenë është pozicion i rëndë për Kosovën”, ka thënë ai.

ARKATANA

Për gjithë këtë situatë të krijuar në raport me Serbinë, Limaj e ka fajësuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Limaj ka thënë se Qeveria ka bërë veprime popullsite e që sipas tij tash po i kushtojnë Kosovës.

“Duhet me pa se si erdhëm deri këtu në këto dy vitet e fundit. Jemi mundu me i tregu qeverisë që të mos i ndalë referendumet, mos i ndal zgjedhjet, kanë qenë popullsitë, lëre çështjen e targave. Për çfarë duhet të shkosh të bësh aksione për targa nëse e ke marrëveshjen e gjithpërfshirshme”, ka thënë ai.

Limaj ka thënë se ai dhe partia e tij, janë kategorikisht kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kujtojmë se në zgjedhjet e fundit të vitit 2021, partia e Limajt nuk arriti ta marrë asnjë pozitë të deputetit në Kuvendin e Kosovës.RTVD/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.