UBT

Elvana i reziston gjithçkaje në muzikë, vokali i saj është i rrallë!

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Këngëtarja Elvana Gjata ka mundur të përmendet për shumë gjëra nga fansat, kolegët e më së shumti nga mediat por askush nuk arriti as nuk do të arrij të ulë vlerat e saj vokale që ka.

Elvana është zë i veçantë, i kualifikuar në çdo moment. Këngëtarja ka arritur që talentin e zërit të saj ta bëjë edhe më të përsosur nga mënyra e kultivimit të mirë.

Të kesh një tekst dhe një melodi para vetes është e lehtë, por t’i japësh jetë gjithë asaj është jo gjithmonë e mundur.

Elvana e ka arritur këtë. Me një copëz teksti, me një vijë melodike dy apo tre minutëshe ajo ka bërë që zemra, veshi dhe shpirti i shumë njerëzve të hyje thellë në atë këngë.

UBT

Të arrish ti këndosh shumë gjërave por që gjithmonë t’i realizosh në mënyrë perfekte është e mundur vetëm nga përkushtimi i mirë që i bëhet nga një këngëtare. Elvana është ndër të paktat që u mbajt fuqishëm në showbizin shqiptarë duke lansuar këngë nga më të ndryshmet edhe atë të realizuara për mrekulli në çdo pikë, transmeton Indeksonline

Kurse edhe pse pas një pauze ajo u kthye me një realizim fantastik të këngës ’Njësoj’ e që mori zemrën e të gjithë fansave të Elvanës.

Por nuk duhet harruar realizimin e këngëve ‘As ti, mëngjesi kësaj here, pak nga pak, si une dhe anonim’ që u bënë në mënyrë shumë të veçantë dhe që dikush nuk i kishte realizuar më parë nga këngëtaret e gjeneratës së Elvanës.

Këto këngë vënë në pah edhe më shumë fuqinë vokale të saj dhe atë se çfarë më saktësisht është e aftë të realizojë ajo me zërin e saj. Elvana do të arrij të mbajë gjallë gjithë këngët e saj, sepse vokali i saj është i tillë ‘LIVE’ dhe i tillë do të mbetet për shumë kohë. Ndërsa stili, bukuria dhe përkushtimi i saj e bëjnë atë edhe më të përkryer për skenën./Indeksonline/