Eko Higjiena

De-SHIK-izimi e shpëton Republikën

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas tyre, me këtë koalicion në mes të PDK-së dhe LDK-së do të jetë e vështirë, e mbase edhe e pamundur, që të bëhet çrrënjosja e armatës se SHIK-ut nga administrata e shtetit, e cila, sipas ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqit, e ka fjalën dhe dorën kryesore në emërimet e njerëzve në borde e agjenci, dhe në institucione të tjera të administratës publike në Kosovë.

PDK-ja, me mbështetjen e LDK-së, ka uzurpuar gjithçka.

Analistët politikë, deputetë opozitarë dhe shoqëria civile i vlerë- sojnë të sakta pohimet e ishkryekuvendarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, i cili ditë më parë përmes medieve ka folur për metodologjinë e futjes në marrëdhënie pune të njerëzve vetëm e vetëm për shkak të përkatësisë si pjesëtarë i SHIK-ut, një organizatë spiunazhi e PDK-së,raporton Gazeta Kosova Sot

Sipas tyre, me këtë koalicion në mes të PDK-së dhe LDK-së do të jetë e vështirë, e mbase edhe e pamundur, që të bëhet çrrënjosja e armatës se SHIK-ut nga administrata e shtetit, e cila, sipas ish-kryekuvendarit Jakup Krasniqit, e ka fjalën dhe dorën kryesore në emërimet e njerëzve në borde e agjenci, dhe në institucione të tjera të administratës publike në Kosovë.

Edhe Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), në tryezat e organizuar më herët me temën “Funksionimi i Agjencive të Pavarura dhe Ndërmarrjeve Publike”, ka theksuar se ka probleme të theksuara me politizimin e bordeve si dhe emërimin dhe përfshirjen e militantëve partiakë, por edhe të njerëzve të SHIK-ut nëpër këto borde.

Bordet joshëse

FIDANISHTJA

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga opozita, Enver Hoti (Nisma) thotë se i vlerëson të sakta pohimet e bëra ditë më parë nga ish- kryekuvendari i Kosovës, pasi ai së bashku me ish-shefat e tij të dikurshëm Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli e di shumë mirë punën se si asokohe ata i futnin njerëzit nëpër punë vetëm e vetëm për shkak të përkatësisë si pjesëtarë i shërbimit sekret të PDK-së, që në opinion njihet me emrin SHIK-u.

Hoti thotë se nuk ka fije dyshime se Bordet e Ndërmarrjeve Publike vazhdojnë të jenë “strehë” për njerëzit e SHIK-ut dhe njerëzit partiakë dhe një ndër vendet më të lakmuara për militantë. “Inkuadrimi i tyre nëpër borde tashmë është bërë “modë” dhe nuk përbën ndonjë lajm. Pothuajse në të gjitha rastet e përzgjedhjes së anë- tarëve të bordeve kanë qenë SHIK-u dhe politika që i kanë “futur hundët”, edhe pse një gjë e tillë është e ndaluar më ligj”.

Hoti sqaroi se Neni 17.2 Pika K tregon qartë se për të qenë pjesë e bordeve të ndërmarrjeve publike në 36 muajt e fundit para datës së aplikimit nuk guxon të ketë qenë zyrtar i zgjedhur publik, i emëruar politik ose bartës i një posti udhëheqës ose vendimmarrës në një parti politike. Por, opozitari Hoti është shumë skeptik dhe thotë se do të jetë shumë e vështirë çrrënjosja e armatës së pjesëtarëve të SHIK-ut nga administrata e shtetit, e cila, ashtu edhe si ka deklaruar Krasniqi, e ka dorën kryesore në emërimet e njerëzve në borde e agjenci, dhe në institucione të tjera të administratës publike.

Të dilet me emra konkretë

Analisti politik Fadil Lepaja tha për “Kosova Sot” se tash Jakup Krasniqi e di këtë punë si njëri nga ish-udhëheqësit e lartë të PDK-së dhe i institucioneve të shtetit. “Për futjen e njerëzve në punë për shkak të përkatësisë të SHIK-ut, bashkëpërgjegjës është me siguri edhe ai dhe shumë të tjerë të cilët i kontribuuan kësaj politike të sjelljes në vende kyçe të bordeve apo institucioneve pikërisht të njerëzve të kësaj kategorie “.

Analisti Lepaja tha se duke qenë se do të jetë e pamundur që të rishikohen të gjitha këto emërime, e sidomos të dëshmohet se ky ka qenë kriteri bazë, aq më tepër pasi dokumentacioni i ishSHIK-ut nuk është dorëzuar ende askund, atëherë mbetet kriter themelor të shihet a janë shkelur procedurat ligjore dhe a janë plotësuar kërkesat profesionale, por edhe të vlerësohet performanca, përpos në rastet kur ka dëshmitarë validë, si në këtë rast Krasniqi, i cili me siguri e di dhe duhet që të flasë më konkretisht, përfshirë edhe emrat konkretë të të emëruarve nëpër pozitat të larta sipas këtij çelësi. “Natyrisht se de-SHIK-izimi do të jetë një proces po aq i vështirë sa po rezulton të jetë edhe demilitarizimi i shoqërisë tonë, por unë besoj se vetvetiu struktura si e tillë nuk duhet të kriminalizohet, sa duhet të shihen involvimet individuale në ngjarje që mund të cilësohen si kriminale”, theksoi ai./kosova sot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.