KKVITI

Lorik Cana rikthehet te Marseja

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Lorik Cana ish-kapiteni i kombëtares kuqezi, sot është pa ekip pas prishjes së kontratës me Nantes, me të cilët u aktivizua gjatë sezonit të shkuar.

E ardhmja e Canës duket se vijon që të mbetet në udhëkryq, ndërsa prestigjiozja “L’Equipe” i bën një sugjerim të veçantë dhe të argumentuar skuadrës Olimpique Marseille, me të cilët Cana ka luajtur më parë dhe ka qenë kapiteni i tyre.

“Në rast se për mbrojtjen kërkon një lojtar të fortë, me eksperiencë dhe që mbi të gjitha e njeh ekipin dhe qytetin, emri i Lorik Canës është në krye.

Mobi Casa

Është 33-vjeç, por futbollist i lirë që në çdo ndeshje të tijën është i gatshëm që të japë shpirtin në fushën e lojës. Grintoz, i vendosur dhe mbi të gjitha apozicional që mund të ndihmojë për këtë ekip”, shkruan “L’Equipe”

(Kosova Sot)