FIDANISHTJA

Edhe një futbollist i Shqipërisë i bashkohet Kosovës

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Pas Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, Kosovës do t’i bashkohet edhe Amir Rrahmani. Edhe mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Amir Rrahmani do t’i bashkohet Kosovës, sikurse Milot Rashica, Alban Meha dhe Herolind Shala.

Këtë e ka konfirmuar trajneri i njohur kosovar, Bylbyl Sokoli. Ky i fundit zbuluar se mbrojtësi i RNK Splitit e ka pranuar ftesën e bërë nga ekipi i drejtuar nga Albert Bunjaku.

Uji Dea

“Amir Rrahmani ka zgjedhur Kosovën. Është normale që ta bëjë diçka të tillë, ai dhe shumë të tjerë”, ka thënë Sokoli, shkruan Panorama Sport.

Ish trajneri i Prishtinës, Besianës, KEK-ut dhe Dritës e ka cilësuar natyrale edhe zgjedhjen që ka bërë yll i Vitesses, Milot Rashica.