ARKATANA

Dialogu ”një hap para, tre prapa”, ngecje e mos transparencë: I paqartë vazhdimi i tij

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Dialogu Kosovë-Serbi ka shënuar më shumë ngecje se sa progres, në vitin që lamë pas.

Kështu ka vlerësuar Violeta Haxholli, hulumtuese në KDI.

Ajo thotë se gjatë këtij viti pati tensione të shumta që e vështirësuan arritjen e marrëveshjes.

“Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë gjatë vitit 2022 më shumë shënoi ngecje sesa përparim real mes palëve. Ky vit u karakterizua me tensione mes Kosovës dhe Serbisë e shoqëruar me diskurs destruktiv që rezultoi me vështirësi në arritjen e marrëveshjeve”, thotë ajo.

Sipas Haxhollit, edhe kur pati përparime të vogla, ato marrëveshje nuk gjetën zbatim dhe dialogu ishte një hap para e tre prapa.

“Edhe kur u shënuan përparime të vogla në dialog si marrëveshja e re për lirinë e lëvizjes dhe ajo për energji, asnjëra nuk gjetën zbatim në praktikë duke bërë kështu që dialogu të shkonte një hap para, tre hapa mbrapa”, thekson hulumtuesja e KDI-së.

UBT

Më pas, ajo përmend propozimin franko-gjerman, për të cilin nuk pati progres për versionin final.

“Në pjesën e dytë të vitit palëve iu propozua një plan i mbështetur nga Franca dhe Gjermania fillimisht e pastaj edhe nga Bashkimi Evropian, por deri në fund të vitit nuk pati progres për versionin final të këtij Plani nga palët”.

Haxholli më tej shton se transparenca për dialogun u përkeqësua, derisa Qeveria nuk publikoi asnjëherë versionin zyrtar të këtij plani.

“Publikut iu ofruan pak informacione për përmbajtën reale të Planit dhe me përjashtim të versioneve që qarkulluan në media një version zyrtar nuk u bë asnjëherë publik nga Qeveritë. Kjo qasje e përkeqësoi tutje transparencën e procesit të dialogut”, vlerëson ajo për Gazeta Blic.

Ajo thotë se një vit jo produktiv i dialogut u mbyll me vendosjen e barrikadave nga grupeve të serbëve në veri dhe se e ardhmja e dialogut mbetet e paqartë për vitin 2023.

“Një vit jo produktiv i dialogut u përmbyll me vendosje të barrikadave nga ana e grupeve të organizuara në Veri të dirigjuara nga Beogradi zyrtar. E ardhmja e dialogut për vitin 2023 mbetet e paqartë dhe një marrëveshje finale ende duket vështirë e arritshme”, deklaron Violeta Haxholli nga KDI./Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.