ARKATANA

Limaj rrëfen detaje nga vizita te ish-krerët e UÇK-së në Hagë: Gardiani nuk më kishte harruar, më përqafoi

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Ish-komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fatmir Limaj, ka folur për vizitën e tij në Hagë, ku i ka vizituar ish-shokët e luftës për çlirimin e Kosovës, ish- drejtorin politik të UÇK-ës, Hashim Thaçin, ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin, ish-shefin e Shërbimit Informativ të Kosovës, Kadri Veselin dhe ish-inspektorin e UÇK-së, Rexhep Selimin.

Limaj ka rrëfyer për rikthimin e tij në Hagë pas 20 vjetësh, duke thënë se për të ka qenë diçka që ai nuk e kishte imagjinuar.

“S’kam besuar që do të vijë një situatë e tillë. Që do të kthehem pas 20 viteve si vizitor për t’i vizituar bashkëluftëtarët e mi, ata që kanë qenë emblema e çlirimit të Kosovës edhe shtet ndërtimit”, ka rrëfyer Limaj.

“Kur kam hyrë në Holandë më janë kujtuar të gjitha sakrificat e familjes time që një pjesë e tyre sot nuk jetojnë më, e unë e kisha për herën e parë që bëj vizitë në Hagë. Familjarët e mi më kanë ardhur më kanë vizatuar për 3 vite me radhë. Edhe unë i ndjeva ato dhimbje, vuajtje, sakrifica, të cilat ata i kanë kaluar gjatë gjithë asaj sfide që unë kam pasur, sa kam qenë i burgosur në burgun e Hagës”, ka thënë ai.

Më tej, Limaj ka thënë se në ndërtesën e burgut të Hagës ishte mësuar që ta vizitonin e jo t’i vizitonte të tjerët.

ARKATANA

“Me dilte parasysh takimi me familjarët e mi, sepse nga pozicioni të burgosurit unë e di mirë, edhe për atë hezitojë, s’e dija sesa e vështirë është kontakti i parë me miq kur je i burgosur edhe kjo ka qenë arsyeja pse kam hezituar që të mos i vizatoj për një kohë të gjatë [bashkëluftëtarët]”, ka thekuar ai.

Ndërkohë, kryetari i Nismës ka thënë se i ka parë edhe rojet e burgut, të cilët e kishin ruajtur atë sa kishte qenë i burgosur në Hagë.

“Njëri nga gardianët më njohu me thirri “Limaj”, edhe u përqafova më të, pas 20 vjetëve ende punonte aty, edhe i thashë “nuk më paske harruar”, ma ktheu tha “nuk paske ndryshuar’”, ka treguar Limaj.

Ndërkohë, ai ka thënë se po e ka të vështirë t’i përshkruajë emocionet e tij nga takimet me ish-shokët e luftës.

“Fatkeqësisht janë aty ku janë, por fatmirësisht mirë e dinë pse janë, nuk janë për shkak të veprave të tyre që duhet të shkohet në gjykatë, por janë për shkak të një vepre të madhe, lirisë së Kosovës, e shohin si një sakrificë”, ka përfunduar Limaj./RTV Dukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.